Festa e Shën Mërisë në Zvërnec

Besimtarët e krishterë ortodoksë kremtojnë sot Festën e Shën Mërisë, një nga festat më të mëdha të kalendarit ortodoks. Ashtu si çdo 15 gusht, ritet fetare u kremtuan edhe në Manastirin e Shën Mërisë në Zvërnec, ku i pranishëm edhe kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i cili i uroi gëzuar festën të gjithë besimtarëve ortodoksë dhe të kenë sa më shumë harmoni me njëri-tjetrin.

“Më herët njerëzit kanë pasur vështirësi të vinin në manastir, por tani falë investimit që kemi bërë pak kohë më parë vizitorët që vijën në manastir janë gjithmonë e më të shumtë. Ky manastir është kthyer në destinacionin më të vizituar të pikave turistike dhe historike që Vlora ka”,-theksoi Leli.

Kryebashkiaku Leli u shpreh se “ngelem mirënjohës për këdo që përpiqet të punojë të tregojë qytetari, të mbajë në standardet e duhura këto objekte të kultit, të cilat janë edhe vende pelegrinazhi për të gjithë turistët e vizitorët”. Pas pelegrinazhit në këtë kishë, besimtarët festuan në familjet e tyre ditën që njihet ndryshe nga besimtarët si “Dita e ngjitjes së Zonjës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në traditën e lashtë shqiptare, shqiptaret e quajnë këtë festë edhe si “Pashka e verës”, ose “Pashka e vogël” për të simbolizuar rëndësinë e kësaj dite të shënuar. Besimtarë nga zona të ndryshme të vendit mblidhen së bashku pranë manastireve apo kishave qe mbajnë emrin e Nënës së Zotit dhe pasi përfundojnë liturgjinë, vendasit shtrojnë panaire për nder të gjithë të ardhurve ku krahas ushqimit ka edhe këngë edhe valle.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?