”Festa Përmetare” promovim i traditës, folklorit dhe kulinarisë
Si një traditë e nisur 7 vite më parë, “Festa Përmetare” edhe këtë vit solli një atmosferë plot emocion dhe surpriza për banorët e zonës. Festa përmetare i tha Përmetit ritmin dhe energjinë që kërkon vera.
Përveç argëtimit, ky aktivitet jo vetëm promovoi vlerat, folklorin kulturën dhe kulinarinë por bëri bashkë miqtë përmetarë, turistët vendas dhe të huaj. Ndaj dhe kjo festë mund ta quhet festa e dashurisë, mallit dhe nostalgjisë. Kryetarja e Bashkisë, Alma Hoxha mirëpriti grupin e sazeve të Përmetit dhe gjatë takimit ju shprehu mbështetje për vlerat që mbartin ato ruajtjen dhe vazhdimin e traditës përmetare.
Bashkia Përmet do t’i mbështes dhe inkurajoj këto lloj aktivitetesh jo vetëm thjesht si argëtim por si mundësi për ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave përmetare dhe si mundësi për zhvillimin e turizmit. Gjithashtu së shpejti qyteti i Përmetit, do të ketë dhe një kalendar aktivitetesh të larmishme.