Festivali për Mbrojtjen e Teatrit, sot shfaqja “Nuk do të paguajmë”
Këtë të premte në Teatrin Kombëtar, do të jepet premiera e komedisë “Nuk do të paguajmë”, e autorit Dario Foo, shfaqeje kjo e realizuar nga Teatri i Qytetit të Vushtrrisë. ”Teatri i Qytetit Vushtrri, vjen në Festivalin për Mbrojtjen e Teatrit me shfaqjen “Nuk do të paguajmë” që do të mbahet më 31 janar, ora 19:00 në Teatrin Kombëtar”,-thuhet në njoftimin në facebook. Regjinë e komedisë “Nuk do të paguajmë” e ka realizuar regjisori Besar Zahiti, ndërsa do të luajnë aktorët e Teatrit të Qytetit të Vushtrrisë, Donika Zeqiri, Butrint Lumi, Ekrem Smajli, Blerina Veseli dhe Besart Bunjaku.
Autor: Dario Fo
Regjisor: Besar Zahiti
Luajnë: Butrint Lumi, Donika Zeqiri, Ekrem Smajli, Blerina Veseli, Besart Bunjaku.
https://www.facebook.com/events/s/nuk-do-te-paguajme-dario-fo/199778044528800/