Film dokumentar për legjendën e operës Luciano Pavarotti

Luciano Pavarotti ka qenë një ndër figurat më të famshme e të dashura botërore.

Fituesi i çmimit “Oscar”, regjisori Ron Howard do të sjellë filmin dokumentar të tenorit legjendar, 12 vite pas vdekjes së tij, duke e sjellë sërish në vëmendjen botërore.

12 tetori është ditëlindja e tij dhe vetëm disa ditë më vonë filmi do të prezantohet në Festivalin e Filmit në Romë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në film do të përfshihet historia, zëri, sekretet e tij duke sjellë rrugëtimin i tij të pabesueshëm të jetës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ishte djali i një bukëpjekësi dhe u bë superyll ndërkombëtar i operës.

Filmime që nuk janë parë kurrë më parë dhe imazhet initme të tij në prapaskenat e shfaqjeve janë mundësuar nga arkivat e familjes së tij.

Sipas regjisorit Howard, qëllimi kryesor i filmit ishte të zbulonte burrin, babanë, filantropin dhe artistin me një marrëdhënie komplekse të jetës së tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?