Filmi që tronditi akademinë, dorëhiqet bordi drejtues i “César Academy”

Pak ditë përpara mbajtjes së ceremonisë së 45-të, bordi drejtues i “César Academy”, i cili shpërndan çmimet për filmat më të mirë në Francë dhe është ekuivalenti i Oscar, ka dhënë dorëheqjen.

Në një deklaratë për shtyp, akademia njoftoi se bordi vendosi në mënyrë unanime për të dhënë dorëheqjen për të rikthyer qetësinë dhe për të siguruar që festivali të mbetet thjesht festival.

Vendimi drastik erdhi pas kritikave që shpërthyen kohët e fundit për shkak të dhënies së 12 nominimeve për një film të Roman Polanskit, të titulluar “Oficeri dhe Spiuni”.

Vendimi për të nderuar filmin solli reagimin e ashpër të grupeve feministe, të cilat bënë thirrje për bojkot të kësaj ceremonie

Më pas zërave iu bashkuan qindra aktore, producentë dhe regjisorë, të cilët kërkuan një reformim të thellë të akademisë. Ata denoncuan mosfunksionimin e “César Academy” si dhe mungesën e transparencës në mënyrën e menaxhimit.

SHKARKO APP