Fiton Bashkim Shehu; Çmimet ndërballkanike të letërsisë “Ballkanika

Bashkim Shehu fitoi edicionin “Ballkanika 2015”. “Loja, shembja e qiellit” u shpall romani më i mirë në Ballkan. Për këtë çmim shkrimtari ishte në garë me 6 autorë nga vende të Ballkanit si Bullgaria, Serbia, Greqia dhe Rumania.

Është hera e dytë që shkrimtari Bashkim Shehu, përzgjidhet për të konkurruar në këtë garë letrare ndërballkanike. Në vitin 2007 ai u paraqit me romanin “Angelus novus” dhe arriti të ishte një nga tre të nominuarit e këtij çmimi. Ndërsa për edicionin “Ballkanika 2015” ai u shpall fitues në qendrën kulturore për të rinj në Shkup.

Luljeta Lleshanaku u klasifikua si një ndër shkrimtaret më të mira të Ballkanit. Ajo doli në treshen më të mirë për edicionin “Ballkanika 2016”, me vëllimin e saj me poezi “Homo Antarcticus” i përkthyer në anglisht nga Ani Gjika si pjesë e vëllimit “Negative Space” ka fituar garën për mundësinë e financimit të përkthimit dhe të botimit në SHBA, si dhe çmimin letrar “PEN Translates” – 2017 në Britaninë e Madhe dhe gjithashtu mundësinë e botimit në Britaninë e Madhe gjatë pranverës të vitit të ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo dhe poeti serb Vladan Matijevic dolën të dy në vend të dytë me të njëjtin numër votash.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa fituesi i edicionit “Balkanika 2016” u shpall autori turk Murat Özyaşar me “Laugh yellow” .

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?