Fluks turistësh në parqet arkeologjike

Gjatë tremujorit të dytë 2020, vizitat në institucionet e trashëgimisë kulturore u lejuan me kufizime sipas udhëzimeve përkatëse, si pasojë e situatës së krijuar nga Covid-19.

INSTAT bëri të ditur sot se, numri i vizitorëve në institucionet e trashëgimisë kulturore, në tremujorin e dytë 2020 shënoi 11.081 vizitorë nga të cilët 10.559 janë vizitorë vendas dhe 522 janë vizitorë të huaj.

Gjatë këtij tremujori, parqet arkeologjike janë frekuentuar më shumë, me 46,9% të vizitorëve gjithsej. Ndjekur më pas nga kalatë e monumente të tjera me 30,7 % dhe muzetë me 22,4 % të vizitorëve gjithsej.

Sipas INSTAT, në tremujorin e dytë 2020, vizitorët e huaj kanë preferuar më shumë muzetë, ndjekur më pas nga kalatë me 41,2 % dhe monumente të tjera me 37,5 %, ndaj totalit të vizitorëve të huaj.

SHKARKO APP