FOTO/ Kryebashkiaku Benet Beci: Tano Banushi, një ikonë e humorit shqiptar
Kreu i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka përkujtuar në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Tano Banushit, të cilin e quan një ikonë të humorit shqiptar. ”Teksa ende sot është e pamundur të mos qeshësh me batutat nga goja e këtij artisti, ajo që na mbetet detyrim e përgjegjësi është nderimi e krijimi i mundësive që figura si ajo e Tano Banushit, të mbeten në piedestal, si pjesë e jashtëzakonshme e kulturës së qytetit tonë”,-shkruan Beci.
Postimi i plotë
30 vjet më parë u nda fizikisht nga jeta e artëdashësit e shumtë, Tano Banushi, një ikonë e humorit shqiptar.
Arkiva e mbledhur me kujdes nga Astrit Fani në Teatri Migjeni, Shkoder na jep mundësinë të rigjejmë mes fotove galerinë e jashtëzakonshme të personazheve të realizuara prej tij.
Teksa ende sot është e pamundur të mos qeshësh me batutat nga goja e këtij artisti, ajo që na mbetet detyrim e përgjegjësi është nderimi e krijimi i mundësive që figura si ajo e Tano Banushit, të mbeten në piedestal, si pjesë e jashtëzakonshme e kulturës së qytetit tonë!