FOTO/ Shqipëria në panairin më të madh të Krishtlindjeve në Bruksel
Shqipëria merr pjesë për herë të parë në një nga Panairet më të mëdha të Krishtlindjeve “Winter Pret -Christmas Market” i cili zhvillohet në Bruksel në datat 24 Nëntor deri me 31 dhjetor 2017.
Për 5 jave vendi yne do te promovoje produktet tipike shqiptare siç jane ato te verave, vaji i ullirit, produktet artizanale, medicinale si dhe produkti turistik nepermjet Agjencise Kombetare te Turizmit.
Ditën e djeshme u realizua ceremonia zyrtare e hapjes së ketij eventi ku Kryetari i Bashkise se Brukselit z.Philip Closse e cilesoi vendin tone dhe Tiranen, kryeqytetin e Shqiptareve si e ftuara e nderit e ketij edicioni .
Pergjate mbremjes mund te shijohen prodhimet tipike Shqiptare, por çdo gje u kombinua me se miri me performance artistike nga Grupi i Ansamblit te Tiranes. Ne perfundim dita u mbyll me gatimet tradicionale nga shef Sokol Prenga i cili ofroi per te gjithe vizitoret ushqime tipike shqiptare.