Fragment nga romani “Pavdekësia” i Milan Kunderës

Takimi me Betinën, në sytë e Gëtes, ishte në dukje një episod i parëndësishëm. Jo vetëm që si sasi zinte një vend të vogël, por Gëtja bëri gjithçka për ta penguar të luajë një rol shkakësor, dhe është kujdesur ta mbajë mënjanë biografisë.

Mirëpo mu këtu shfaqet relativiteti i nocionit të episodit, relativitetit që Aristoteli nuk e ka kapur: në të vërtetë, askush nuk mund të garantojë që një rastësi episodike nuk përmban një potencial shkakësor, i cili është i aftë që, një ditë, të zgjohet dhe, papritur, të përhapë një varg me pasoja.

Thashë një ditë, dhe kjo ditë mund të vijë kur personazhi ka vdekur, nga ku shpjegohet edhe triumfi i Betinës, e cila është bërë pjesë përbërëse e jetës së Gëtes, bash kur Gëtja nuk jetonte më…

SHKARKO APP