Francezët dhe italianët nisin misionet e gërmimit në Apoloni dhe Rubik

Prej disa ditësh misionet arkeologjike nga Franca dhe Italia kanë nisur gërmimet në Apoloni dhe Rubik, për të bërë zbulime të reja që do të hedhin dritë në studimin e qytetit antik.

Që nga viti 1992 ekspeditat më të shumta kanë qenë ato shqiptaro-franceze, të cilat kanë në fokus zonën e Akropolit dhe pjesën e sipërme të agorasë së qytetit të Apolonisë. Lidhur me këto misione, gërmimi ka reaguar edhe Ambasada e Italisë ditën e djeshme.

Sipas ambasadës, grupi i ekspertëve italianë është i përqendruar tek zona e Rubikut për të nxjerrë në pah pasuritë minerare të asaj zone.

“Projekti ‘Të dhëna arkeologjike dhe të teledetektuara për studimin e peizazheve minerare në Shqipëri’, financuar nga Ministria e Jashtme Italiane, do të përqendrohet veçanërisht në zonën e Rubikut me qëllim njohjen e pasurisë minerare shqiptare dhe stimulimin e interesit kundrejt pikave më të rëndësishme. Grupi i punës përbëhet nga arkeologë, topografë dhe gjeologë me përvojë, të koordinuar nga Dr. Pasquale Merola, drejtues i misionit dhe aero-topograf i CNR-së. Udhëtimi i parë i punës drejt Shqipërisë parashikohet në data 1-5 tetor 2019”, thuhet në njoftimin e ambasadës italiane. /Shqiptarja/

SHKARKO APP