Fushë Sportive në kopsht, Balla: Të bëhen më të famshëm se Loriku
Federata Shqiptare e Futbollit dhe Fondacioni “Lorik Cana 5” inauguruan fushën sportive në Kopshtin 9 të qytetit të Elbasanit.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Armand Duka, President i FSHF, ish-kapiteni i Kombëtares Lorik Cana, kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, Kryetar i Bashkisë Elbasan Qazim Sejdini etj.
Kreu i grupit parlamentar të socialistëve Taulant Balla falënderoi Lorik Canën për gjithçka po bën me “Foundation 5”.
“Zanafilli e këtij investimi nisi në një kafe miqësore me Lorik Canën. Uroj që të gjithë ata fëmijë që do luajnë në këtë fushë të bëhen edhe më të famshëm se Lorik Cana”, tha Balla.