Gjirokastër, mbahet festa e brumit

Festa e Brumit që u mbajt në edicionin e saj të dytë në Gjirokastër shtroi tryezat me petulla, petë, pite, mumuliga, kulaç, bobollaqe dhe shumë receta të harruara që u prezantuan nga shefat e ftuar nga disa rajone të vendit. Eventi u kombinua me ritet e kënduara të brumit, enët qindravjeçare të zënies së brumit. Amvisat e Gjirokastrës thanë se çdo përpjekje për ta modernizuar recetën e largon atë nga tradita.

Të ftuar në festë ishin grupi folklorik i Janinës që solli në festë shije brumi të Veriut të Greqisë. ”Provuam shumë shije të shkëlqyera këtu dhe sollëm bukën e ëmbëlsirat tona sepse popujt tanë e kanë shkëmbyer traditën gjithë jetën. Shijet janë shumë të ngjashme dhe muzika është një gjuhë universale”, tha një zonjë greke, që mori pjesë në këtë event.

Pjesë e festës së brumit u bënë edhe traditat qindravjeçare të bukës së dasmës, kulaçit të lindjeve shoqëruar me ritet lokale dhe gëzimit për produktin kryesor të jetës. Visaret e Kërrabës sollën në festë traditën e hapjes së petës shoqëruar me kostumin 200 vjeçar të gruas që realizoi ritin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?