Hapet Disneyland, pas tre muajve izolim vizitorët mbushin parkun gjigand
Pas tre muajve izolim për shkak të pandemisë, këtë të hënë është hapur për vizitorët gjigandi ndërkombëtar i biznesit të argëtimit “Disneyland”. Me qindra vizitorë u panë të hynin brenda mbretërisë magjike duke respektuar masat e sigurisë për parandalimin e përhapjes së Covid 19.
Personazhi i dashur u fëmijëve, Mickey Mouse mirëpriste vizitorët, por e gjithë kjo eksperiencë në Shangai nuk i ngjan një ditë të zakonshme. Në vend të paradave dhe fishekzjarreve, përreth ka maska të detyrueshme, matës të temperaturës dhe distancim shoqëror për vizitorët dhe punonjësit.
“Një nga momentet më vështira për hapjen e aktivitetit është respektimi I disatancës sociale për vizitorët brenda parkut” u shpreh menaxheri Andreë Bolstein.
Pjesa më e madhe e lojërave janë të hapura, ashtu si edhe shumica e restoranteve dhe shfaqjeve të ndryshme. Por me kalimin e kohës, mund të rihapen edhe të tjera, në varësi të situatës dhe rregullave të qeverisë. Po ashtu dhe paradat dhe shfaqjet e fishekzjarreve të cilat janë zëvendësuar për momentin me një projeksion dritash në orët e mbrëmjes. Sisney ka mbyllur hapësirat interactive të lojërave për fëmijët dhe gjithashtu edhe shfaqjet teatrale.
Vizitorëve që kanë prentim vjetor u kërkohet të rezervojnë një ditë hyrje përpara, ndërsa biletat për ditët e rihapjes janë shitur.
Vizitorët e së hënës, kryesisht prindër me fëmijë ose çifte të reja, u përshëndetën me stafin e parkut ndërsa po hynin, teksa më herët përpara se të lejoheshin të hynin u ishte kërkuar të tregonin një kod shëndetësor të gjelbër në celularët e tyre. Të gjitha mbanin maska.
“Doja të shikoja Stella Lou. Dëshiroja të bëja një fotografi me të. Por mësova se fotot nuk lejohen, ndaj thjesht dua ta shoh teksa performon”, tha Huang Nianxie, 10-vjeçar.
Disneylandi në Shangai, me vlerë 5.5 miliardë dollarë, është i pari nga gjashtë Parqet në të gjithë botën që rihapet pas izolimit nga pandemia. Deri ma tani humbja e gjigandit të argëtimit përllogaritet në 1.4 miliardë dollarë. Shifra e vizitorëve në Shangai arriti në 10 milionë në vitin e parë të hapjes në 2016, ndërsa këtë viti parku tani do të kufizojë numrat e vizitorëve në 20% të kapacitetit ditor, ose rreth 16,000 njerëz, më pak se numri i kërkuar fillimisht nga qeveria kineze.
Sidoqoftë, rihapja vjen pas një fundjave me parashikime aspak optimiste për rikthim të një valë të dytë të virusit mund të ndodhë. Numri i rasteve të reja në Kinë, ku epidemia u shfaq së pari në fund të vitit të kaluar, ka rënë ndjeshëm në javët e fundit por shpërthimet sporadike vazhdojnë. Rreth 17 raste të reja COVID-19 u raportuan në 10 maj, duke u rritur nga një ditë më parë dhe duke shënuar rritjen më të lartë ditore që nga 28 Prill.