FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

HBO heq nga transmetimi filmin e famshëm “Ikën bashkë me erën”, për racizëm

Filmi i njohur, “Ikën bashkë me erën”, është hequr nga HBO Max.

Kjo e fundit bëri të ditur se filmi i vitit 1939 ishte “një produkt i kohës së tij” dhe paraqiste “paragjykime etnike dhe racore” që “ishin gabim atëherë dhe janë gabim edhe sot”.

Kompania ka bërë të ditur se filmi do të kthehet në platformë por pa specifikuar datë, me një “diskutim të kontekstit të tij historik”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me ngjarjet që zhvillohen gjatë dhe pas Luftës Civile Amerikane, “Ikën bashkë me erën” është sulmuar prej kohësh për mënyrën si e paraqet skllavërinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bazuar në romanin e Margaret Mitchell, filmi paraqet personazhe skllevër, të cilët duken të kënaqur me fatin e tyre dhe që qëndrojnë besnikë ndaj ish-pronarëve të tyre edhe pas heqjes së skllavërisë.

“Ikën bashkë me erën” është nderuar me 10 Oscar dhe mbetet një nga filmat më të famshëm të të gjitha kohërave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?