Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 15:09 Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij? Nga Kreshnik Spahiu Protestuesit bëjnë mirë që refuzojnë dialogun me Edi Ramën por kam një pyetje: Po me njëri-tjetrin pse nuk dialogojnë duke u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Helmimi i Sokratit, ose martirizimi i njeriut-gjeni që besoi deri në fund tek ideali

Kultura E martë, 21 Shtator 2021 11:31
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Albert Vataj

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Kakuda (Conium maculatum) ka qenë përbërësi kryesor në përgatitjen e helmit për të kryer ekzekutimet e të dënuarve në Greqinë antike. Viktima më e famshme e kësaj mënyre të ekzekutimit ka qenë filozofi i famshëm antik grek, Sokrati. Platoni, nxënësi i Sokratit, i përshkruan momentet e fundit të jetës së mësuesit të vet në veprën e tij Fedoni

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kritoni i bëri shenjë shërbëtorit, i cili qëndronte pranë tij; dhe ai doli, pasi u vonua për ca kohë, u kthye së bashku me xhelatin që mbante kupën me helm. Sokrati tha: “Ti, miku im i mirë, që ke përvojë në këto punë, do të më japësh udhëzime se si të veproj”. Burri u përgjigj: “Ti duhet vetëm të ecësh deri sa të rëndohen këmbët dhe pastaj të shtrihesh dhe helmi do të veprojë”.

Në të njëjtën kohë ai ia dha kupën Sokratit, i cili e mori atë lehtësisht dhe në mënyrë gjentile, pa fijen e frikës apo ndërrim të ngjyrës apo të fytyrës, por duke shikuar burrin drejt në sy, siç ishte zakoni i tij, e pyeti: “Çfarë thua të derdhim pak nga kjo kupë për perënditë? Mundem, apo jo?” Burri u përgjigj: “Ne përgatisim, Sokrat, vetëm aq sa mendojmë që është i mjaftueshëm”.

“E kuptoj”, tha ai; “por unë mundem, madje dhe më duhet t’i lus perënditë ta ndihmojnë udhëtimin tim nga kjo botë në tjetrën. Këtë po bëj me këtë lutje dhe le të më plotësohet”.

Pastaj ofroi kupën te buzët dhe me vendosmëri dhe kënaqësi piu helmin. Deri këtu shumica prej nesh ishim në gjendje të kontrollonim pikëllimin; por tash kur e pamë atë duke pirë; dhe pamë, po ashtu, që e përfundoi kupën, nuk mundëm të përmbaheshim më, kundër vetes time edhe mua lotët më rridhnin çurg; mbulova fytyrën dhe qava, jo për të, por për fatin tim të zi që duhej të ndahesha nga një mik i tillë. Nuk isha unë i pari; pasi Kritoni, kur nuk mundi t’i përmbante lotët ishte ngritur në këmbë, dhe ashtu bëra dhe unë; dhe në atë moment Apollodori, që vajtonte gjithë kohën, shpërtheu në të qarë me zë që na ligështoi të gjithëve.

I vetmi Sokrati ruajti qetësinë e vet: “Çka është kjo shamatë e çuditshme?”, tha. Unë i largova gratë pikërisht që të mos silleshin në këtë mënyrë, pasi më është thënë që njeriu duhet të vdesë në qetësi. Andaj heshtni dhe bëhuni të fortë”. Kur dëgjuam fjalët e tij u turpëruam dhe ndalëm lotët; ai eci rrotull derisa, siç tha, këmbët filluan ta linin dhe pastaj u shtri në shpinë, siç ishte udhëzuar dhe burri që ia dha helmin kohë pas kohe ia prekte shputat dhe këmbët; pas një kohe ia ndrydhi shputën shumë dhe e pyeti se a e ndiente; dhe ai tha “jo”; dhe pastaj këmbët dhe ashtu më lartë e më lartë, dhe na tregoi se ai ishte i ftohtë dhe i ngurtësuar. Pastaj i preku edhe një herë dhe tha: “kur helmi të mbërrijë në zemër ai do të vdesë”. Ijët e tij kishin filluar të ftoheshin kur ai zbuloi fytyrën, pasi më parë kishte mbuluar veten, dhe foli fjalët, që ishin të fundit të tij: Kriton, ia kam borxh një gjel Asklepiut; mos harro ta paguash!

“Borxhi do të paguhet”, tha Kritoni; “a ke edhe ndonjë gjë tjetër që do të na thuash?”. Në këtë pyetje nuk pati përgjigje; por pas disa çastesh u dëgjua një dridhje, dhe ai burri ia hoqi mbulesën; sytë i kishte të ngurtësuar, dhe Kritoni ia mbylli sytë dhe gojën. Ky ishte fundi i mikut tonë; për të cilin mund të them se nga të gjithë njerëzit në kohën e tij që i kam njohur, ai ishte më i dituri, më i drejti dhe më i miri.

Burimi: AlbertVataj.com

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?
Para 8 minutash

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit
Para 15 minutash

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 2 orësh

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij
Para 2 orësh

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 18 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 21 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 18 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.