Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 12:29 Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot! Nga Gazment Bardhi– Sapo shpalli diktaturën! Të paktën në mendjen e tij të sëmurë. Sepse harron një gjë: shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Historia për pikturën që luftoi fashizmin dhe ekspozita ku arti u shndërrua në mjet politik

Kultura E mërkurë, 22 Shtator 2021 17:26
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

E hapur gjatë Luftës Civile në Spanjë, Ekspozita e Parisit e vitit 1937 i lejoi artistët të shprehen kundër brutalitetit. Kritikja Fiona Macdonald analizon kohën kur arti u bë mjet propagande. Pjesë të shkrimit të saj, Telegrafi ua sjell më poshtë.

Më 26 prill 1937, bombarduesit gjermanë dhe italian sulmuan qytetin bask të Gernikës (Guernica). Përgjatë tri orëve, ata shkatërruan tri të katërtat e qytetit të lashtë, duke vrarë dhe plagosur qindra njerëz. Sulmi ishte “i pashembullt në historinë ushtarake”, thuhet në raportet e kohës, dhe kjo frymëzoi një nga pikturat më të famshmet të anti-luftës në histori.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Artistët u mblodhën në Ekspozitën e Parisit të vitit 1937, që u hap më pak se një muaj pas bombardimeve në Gernikë dhe vetëm 10 muaj pasi filloi Lufta Civile në Spanjë. Ekspozita mbahet mend edhe për garën e dy kombeve: Gjermanisë me kullat e saj monumentale të granitit në krye të të cilave ishte nga një shqiponjë gjigante dhe svastikë; dhe Bashkimit Sovjetik me strukturat e mermerit me të cilat krijuan statujat edhe më të mëdha të dy figurave të mbërthyera – çekanit dhe draprit. Por, aty kishte edhe projekte “modeste”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Gernika”, një nga femrat më të njohura në botë

Teksa Evropa p shkonte drejt luftës, gjendja në Spanjë kishte rëndësi në mbarë botën. Ajo u bë fushëbeteje për forcat e fashizmit dhe komunizmit dhe frymëzoi një sërë veprash të reja nga disa prej artistëve më të mëdhenj të kohës. Pablo Picasso, Julio Gonzalez, Joan Miro, Alexander Calder, Alberto Sanchez dhe Jose Gutierrez Solan u shfaqën në pavijonin spanjoll.

Picasso ishte autorizuar të krijonte një mural për pavijon dhe më 1937 kishte filluar një seri imazhesh anti-nacionaliste të titulluar “Ëndrra dhe gënjeshtra e Frankos”. Pasi lexoi raportet e sulmit në Gernikë nga aleatët e Frankos, ai filloi punën në një pikturë që do të simbolizonte luftën më të gjerë kundër fashizmit. Sipas historianit të artit, Fernando Martin, “për herë të parë në historinë bashkëkohore të luftës, një qytet me popullsinë e tij civile ishin asgjësuar, kjo edhe si taktikë trembjeje, por edhe si një mënyrë për të testuar makinerinë e luftës”. Ai thotë se Picasso e dinte që ky moment duhet të ishte subjekt i muralit të tij për pavijonin.

E dizajnuar si pullë postare, “Ndihmo Spanjën ishte një nga veprat e para politike të Miros

Muralit duhej muaj për t’u përfunduar. Derisa pikturonte, për të kundërshtuar thashethemet se ai po i mbështeste nacionalistët, Picasso lëshoi një deklaratë: “Veprën në të cilën po punoj do ta quaj ‘Gernika’ dhe në të gjitha veprat e mia të fundit të artit, qartë e shpreh neverinë time ndaj kastës ushtarake që ka zhytur Spanjën në një oqean dhimbjeje dhe vdekjeje”.

“Para vitit 1936, as Picasso dhe as Miro nuk merreshin me politikë; por Lufta Civile Spanjolle e ndryshoi këtë fakt”, thotë kuratori Manuel Bonet. Sipas tij, “’Ëndrra dhe gënjeshtra e Frankos’ dhe ‘Ndimo Spanjën’ nga Miro, janë ashiqare vepra politike. Më vonë gjatë karrierës së tij, Picasso iu bashku Partisë Komuniste Franceze, më 1944, dhe Miro vazhdoi të ishte aktiv kundër regjimit të Frankos, në vitet 1960-70”.

“Fontana e Merkurit”, një tjetër vepër politike

Kontributi i skulptorit amerikan Alexander Calder, në pavijon, ishte gjithashtu pjesë e propagandës. Një përkrahës i çështjes republikane dhe mik i madh i Miros, Calderit fillimisht i ishte refuzuar leja për të krijuar një vepër arti, sepse nuk ishte spanjoll, por organizatorët u penduan. Një fontanë u mbush me merkurin (zhivën) që u derdhi nëpër një seri skulpturash të krijuara nga Calderi, derisa arriti te vendi ku shkruhej “Almaden”. Fjala ishte për republikanët, sepse ishte emri i një kështjelle që rezistoi ofensivën e trupave të Frankos në mars të vitit 1937. “Fontana e Merkurit” u bë kështu simbol për rezistencën republikane.

Në ekspozitë ishte edhe vepra Joan Miros, “El Segador” (Korrësit), një mural i pikturuar mbi material ndërtimor që u shkatërrua pasi pavijoni u çmontua. Vepra shfaqte fshatarin katalunas me kokë të madhe të deformuar, si reagim ndaj krimeve në Spanjë. “Natyrisht që e kisha menduar si protestë”, ka thënë Miro. “Fshatari katalunas është një simbol i fuqisë, i pavarur, rezistues”.

“Korrësi”, vepra e shkatërruar e Miros

“Korrësi” dhe “Gernika” ishin krijuar si propagandë, si agjitropë sovjetikë – “art efemeral i bazuar në propagandë dhe agjitacionin për një qëllim politik që synon nxitjen e masave”, thotë nipi i Miros, Joan Punyet Miro, duke shtuar se muralet “dukeshin si të posterë të mëdhenj të propagandës politike”. Ndërsa, poeti Jose Bergamin kishte thënë se “’Gernika’ nuk ishte një pikturë, por grafit, një grafit i bërë nga gjeniu”.

E pikturuar në kanavacë me cilësi të dobët, “Gernika” po ashtu mund të ishte shkatërruar. Sipas Punyet Miros, kjo vepër u kursye nga fati i veprës së Miros, “pasi nga Picasso u kërkua të dërgohet në Londër e pastaj në Shtetet e Bashkuara”.

“No Pasarán!” (Ata nuk kalojnë!) nga Ramon Puyol, i cili ka thënë se “teoria e artit për artin ka vdekur”

“Gernika” merr kuptim më të gjerë në vitet që pasuan. “Ajo flet për Luftën Civile Spanjolle dhe fatin e civilëve, si dhe për bombat që vranë kaq shumë njerëz në qytetin Baske”, thotë Bonet. “Ajo gjithashtu vë në dukje të gjitha luftërat.” Ndërsa, shkrimtari francez, Michel Leiris, për këtë vepër ka thënë: “Në një kanavacë bardhezi që përshkruan tragjedinë e lashtë … Picasso shkruan gjithashtu letrën tonë të katastrofës: gjithçka që duam do të humbasë.”

Picasso kështu përmblodhi vendimin e tij, për vitin 1937: “Gjithmonë kam besuar dhe besoj se artistët që jetojnë dhe punojnë për vlerat shpirtërore nuk munden dhe nuk duhet të mbeten indiferentë ndaj një konflikti në të cilin vlerat më të larta të njerëzimit dhe të qytetërimit janë vënë në rrezik.” /Telegrafi/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 6 minutash

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës
Para 10 minutash

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 1 ore

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)
Para 1 ore

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 15 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 18 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 17 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.