Humb jetën nga Covid, drejtori i Pallatit të Kulturës në Librazhd
Një tjetër person k humbur jetën nga koronavirusi në vendin tonë. Viktima e radhës është drejtori i Pallatit të Kulturës” Sadi Halili” Librazhd, Arianit Alliu 46 vjeç.
Alliu që në moshë të vogël i është përkushtuar skenës, kulturës, valles artit të trevave të Librazhdit. Për kontributin dhe vlerat e çmueshme i ishte besuar drejtimi i Pallatit të Kulturës “Sadi Halili”.
Ai prej dy javësh ndodhej në Spitalin Covid në Tiranë, por nuk ka mundur që tja dalë betejës me sëmundjen e shekullit.
Artisti nga Librazhdi, Arianit Alliu ishte një nga figurat më të njohura dhe të dashura për të gjithë Librazhdin dhe më gjerë.
Pjesëmarrës në shumë festivale në Shqipëri, Diasporë, Ballkan, Europë deri në Azinë e largët dhe kudo,një drejtues i Festivalit të Valles Dyshe në Librazhd në vitin e kaluar,një festival i ideuar nga mjeshtri Sadi Halili,pjesëmarrës i festivalit të madh mbarëkombëtarë mbarëshqiptarë “Këngë Jeho”, në Strugë në shtator 2020 ku fitoi çmimin e Parë,medalje Ari.Gëzonte respekt kudo në të gjitha hapësirat mbarëshqiptare dhe më gjerë.
Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani në vendin tonë kanë humbur jetën 822 persona. /abcnews.al