I madh sa një dorë, por ankandi për vizatimin e Leonardos do të jetë eventi i vitit

Dimensionet e ariut nuk kalojnë ato të 7 centimetrave katrorë, por në shtëpinë e njohur për ankandet e saj, Christie’s, tensioni dhe përgatitjet janë të njëjta sikur në shitje të ishte një muze i tërë.

Nuk mund të ishte ndryshe, kur flitet për një nga vizatimet e pakta të Leonardo Da Vincit që ende gjenden në duar private dhe në shitje.

Studimi i një koke ariu të vizatur afro 500 vite më parë nga mjeshtri italian i Rilindjes do të dalë në ankand më 8 korrik në Londër, në një nga eventet më të pritura të vitit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vizatimi i vogël do të ketë një çmim fillestar prej 8 deri në 12 milionë sterlina, që organizatorët mendojnë se do të rritet së tepërmi gjatë ankandit. Vepra, pjesë e një studimi mbi kafshët të Leonardos, që përdori një teknikë të veçantë vizatimi për rastin ka qenë e pranishme në të gjitha ekspozitat e fundit mbi artistin gjenial, dhe ndodhet për momentin në New York, dje do të udhëtojë deri në Hong Kong përpara se të mbërrijë në kryeqytetin britanik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lexo edhe: Leonardo da Vinci, misteret e jetës së një gjeniu
Miti i Leonardos është i pashtershëm në Britaninë e Madhe, ku ndodhet një numër i lartë i veprave dhe studimeve shkencore të tij, boll të mendosh që mbretëresha Elisabeth zotëron koleksionin më të madh të veprave të rilindësit.

Ndërkohë, vizatimi i ariut ka një histori të veçantë, ku fillimisht ka qenë në pronësi të piktorit të njohur Thomas Lawrence, dhe më pas vepra ka kaluar tek disa koleksionistë që nuk e kanë vlerësuar si origjinale dhe të vlefshme, aq sa në 1860 u shit për pak më shumë se 2 sterlina.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?