I riu që e do gjithçka gati, pa punuar
Nga Resiba Koni
Çdo mëngjes kur zgjohej ai drejtohej tek divani, tërhiqte tavolinen dhe shikonte nesë paratë dhe cigarja ishin aty. Ndryshe nga çdo ditë e ëma nuk kishte lenë para atë mengjes.
Ai i acaruar e merr ne telefon dhe i thotë:
-Ku janë lekët? Me çfarë të dalë unë tani?
Dhe mbasi shfryu dufin mbi atë grua e cila punonte çdo ditë, fiku telefonin dhe u mundua të qetësohej. Këtë muaj ai bëri 22 vjec dhe numeron disa vende pune në të cilat nuk ka punuar me shumë se dy muaj. Herë nuk i pëlqente paga, herë kolegët, gjithmonë kishte një justifikim. Ishte shumë i pavendosur në gjërat që bënte e thoshte. E vetmja gjë që dinte mëse miri ishte të qëndronte në kafe me orë të tëra duke diskutuar mënyrën si të largohej nga Shqipëria. Sa herë kthehej për në shtëpi ishte si i çoroditur, ulej përpara tv, merrte celularin në dorë dhe shpenzonte kohën në mënyrë të padobishme.
Kur e pyesnin nëse kishte gjetur ndonjë punë, ai kthehej dhe ju thoshte: Kam parë por ku ka punë, duhet mik. Në fakt ai thjesht po mundohej t’i shmangej kësaj pyetjeje, sepse në të vertete ai s’kishte parë asgjë. Gjatë kohës që rrethohej me njerëz, temë kryesore për të ishte si të bente “para”. Por në fund fare gjithçka shihej nga përditshmeria e tij ishin vetëm fjalet dhe asgjë tjetër.
Ky fenonem pasqyrohej dhe tek shoqeria e tij. Jo pak të rinjë veprojnë kështu. Eshtë një rini e cila gjatë gjithë kohës vetëm ankohet se “këtu nuk ka punë”, “s’ka asgjë”, “ky vend nuk bëhet”. Këta të rinj janë të gjithë si “ai”, djali që nqs nuk gjënte paratë në vendin e tij u acaronte me mamanë e tij, që ishte i pavendosur dhe nuk kishte ide të qarta në kokë; të gjithë janë si “ai” i cili të vetmen dëshirë që kishte për të ardhmen ishte të vazhdonte jetën jashtë kufijve.
Sikur atje e presin me lule sapo të ulet nga avioni?!