Ish-gjyqtari sjell në shqip librin “Fjalët e fundit të Falkones dhe Borselinos”

Libri i gazetares italiane, Antonela Maskali “Fjalët e fundit të Falkones dhe Borsolinos” vjen në gjuhen shqipe nga ish – gjyqtari Zamir Poda, i cili e ka pajisur librin edhe me shënime. Pasi ai ka patur mundësinë që të njohë nga afër edhe Prokurorin e Antimafias italiane, i cili drejtoi hetimet për vrasjen e dy Prokurorëve, Gianni Tinebra ( Xhani Tinebra).

Historia e mafias italiane është shkruar dhe rishkruar nga shumë autorë e  ku dora e krimit të organizuar asokohe nuk kurseu as politikanë dhe njerëz me pushtet. Kësaj here rrëfimi i saj vjen nga shënimet dhe kujtimet e dy prokurorëve të famshëm italian, Falkone dhe Borsolinos  të  cilët u ekzekutuan nga mafia.

Xhovani, Falkone më 23 maj 1992, vdes në duart e Paolo Borsolinos.  Vetëm 56 ditë pas vrasjes së Falkones, ekzekutohet edhe Borselino miku I tij. Në rrëfimet e tyre shprehet qartë se ata ishin të pambrojtur nga shteti. Madje ata rrëfejnë qartë në kujtimet e jetës shkruar prej dorës së tyre se mafia nuk vret pa bashkëpunim me shtetin. Ky është një libër interesant me vlera të jashtëzakonshme aktuale, ku artikulohet shitblerja e votës dhe korrupsioni, rrëfyer nga shënimet dhe ditare të mbajtura nga dy prokurorët e shquar italian.

SHKARKO APP