Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 15:57 Protestuesit para Kryeministrisë, u vënë flakën karrigeve të “dialogut” Pas qëndrimit për disa minuta para Ministrisë së Arsimit, protestuesit janë zhvendosur drejt Kryeministrisë. Gjatë tubimit para ministrisë u regjistrua edhe hedhje gurësh në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ismail Qemali “vjen” edhe në Kotë

Kultura E hënë, 20 Shtator 2021 22:42
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Agim Jazaj  –

Në qytezën e Kotës, njesia vendore e bashkisë Selenicë, Instituti i Studimeve Politike “Ismail Qemali” dhe Bashkia Selenicë, organizuan ngritjen e bustit të Burrit të Kombit, modelit historik; Ismail Qemali.  Banorë të këtyre anëve dhe nga gjithë kjo trevë e Labërisë, por dhe nga   qyteti i Vlorës, etj u mblodhën në qëndrën e Kotës, ku morën pjesë në këtë ngjarje, jo të zakonshme.  Kjo vepër monumentale është kontribut i studiuesit dhe ish deputetit; Bujar Leskaj.  Punimi i skulptorit të njohur vlonjat; Zeqir Alizoti.  Duke hapur aktivitetin dhe falnderuar të pranishmit, ideatorin dhe realizuesin, studiuesin dhe ish deputetin, kryetari i Bashkisë z. Përparim Shametaj theksoi: ”Në këtë aktivitet sa të veçantë, aq dhe domethënës për të cilin ne jemi shumë të nderuar, Kota, bashkia Selenicë e gjithë krahina e Labërisë, duke inaguruar ngritjen e bustit edhe këtu në Kotë, përjetësimin e burrit të ndritur të Kombit, themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemali.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Merita për vlerësimin, realizimin dhe ndërtimin e kësaj vepre të pavdekshme, e cila do të jetojë në shekuj, do të rrezatojë e transmetohet në breza, i takon të nderuarit, studiuesit; Bujar Leskaj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ai me kontributin dhe përkushtimin e tij të çmuar ka mundësuar në vlerësimin e figurave dhe personaliteteve të shquuara të kësaj krahine dhe jo vetëm.

Edhe me këto kontribute, duke vlerësuar këtë figurë madhore, në gjithë trojet shqiptare me gjestet e tij fisnike do të mbetet në mëmorjen kombëtare”.

Dhe dje në Kotë  u  dëgjua dhe u përcoll kënga:

Cili je ti more burrë,

Që na vjen nga Shqipëria?

Unë jam Ismail Qemali,

Dua vatanet e mia.

Do t’i marë se s’është punë,

Është e jona Shqipëria…

Kjo nuk është rastësi, në 100 vjetorin e vdekjes të burrit të pa vdekshëm; Ismail Qemalit, këtu në Kotë të ngrihet busti i tij, mbasi Ismail Qemali, në kohën e vet kishte miq dhe bashkëpuntorë edhe nga kjo krahinë, (një ndër ta, poetin me famë nga Vajza; Ali Asllanin), në këtë qëndër historike, e njohur për epope të lavdishme, për lirinë e pavarësinë, ku janë zhvilluar beteja, ngjarje të shënuar, të cilat i kanë dhënë e lënë historisë gjurmë të pa shlyeshme.

Këngët e hershme  përcillen në vite, për brezat gjëmojnë:

Ranë komita në Kotë,

Komita në Kotë ra,

Si në Kotë dhe më poshtë,

Majë vreshtave t’mëdha,

Çeta Kudhës po luftonte,

Me drejtim për në Kala.

Vallë kush i komandonte,

Rrapo Çelua nëpër ta.

Përpara portës me bojë,

Vritet Zigur Leljoja.

Bolenës hallall i qoftë,

Për ata trima që dha,

Bravo djemtë e smokthinjote,

U vranë, u bën lakëra…

Edhe sot kjo qëndër me gjithë fshatrat për rreth, ka pasuri admiruese dhe lakmuese; njerëzore dhe natyrore.

Këtu, historia shënon data, ngjarje beteja në shekuj nga gjithë krahina e Labërisë, por edhe përtej hartës së saj dhe kanë marë dimensone të veçanta, nga njerëz të veçantë, siç është dhe mbetet themeluesi i shtetit shqiptar, me aktin e Pavarësisë Shqiptare…

Historia dhe shoqëritë kanë nevojë për modele dhe ne pasardhësit kemi detyrimin; ti njohim e nderojmë, të frymëzohemi prej tyre, të shënjtërojmë veprën, të përmbushim amanetin e tyre: Shqipërinë e Ëndërruar.

Ngritja e bustit të Ismail Qemalit edhe këtu në nyjen lidhëse Kotë, rruga për në gjithë lumin e Vlorës, për në Himarë e më tej, Vajzë, krahinën e Sevasterit, Tepelenës, Gjirokastrës e tej kufijve shqiptare, mer vlera të veçanta.

Kalimtarët do të mbajnë këmbët, do të përulen me përulësi dhe mirënjohje për veprën e këtij burri të kombit, përpara këtij obliskut, do të vendosin tufa lulesh, në këtë përmendore të babait të shtetit shqiptar, do të frymëzohen nga ky burrë i mençur, i urtë dhe tejpamës, themeluesi i shtetit shqiptar, i mbetur përjetësisht, në historinë shqiptare, në memorjen kombëtare…

Pavarësia, Vlora, Ismail Qemali, janë: Trinomi i historisë, i Shqipërisë që na shërbejnë dhe frymëzojnë për të përmbushur aspiratën e këtij burri të pa kontesueshëm.

Edhe pas 100 vjetësh, figura e tij mbetet ndër figurat më madhore, frymëzuese dhe referuese.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protestuesit para Kryeministrisë, u vënë flakën karrigeve të “dialogut”
Para 17 minutash

Protestuesit para Kryeministrisë, u vënë flakën karrigeve të “dialogut”

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën
Para 51 minutash

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?
Para 1 ore

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit
Para 1 ore

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 19 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 22 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 8 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 19 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.