Jeni gati për Festën e Muzikës Shqiptare? Sapo kanë nisur shitjet e biletave

Organizatorët e Festivalit të 56-të në RTSH janë duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve të ngjarjes më të madhe muzikore të vitit. E ndërsa gjithçka duket se ka marrë formën e duhur, zëdhënësja e Festivalit, Kozeta Kurti, njofton publikun, se kanë dalë në shitje biletat për edicionin e 56-të të Këngës në RTSH!

Ato mund t’i gjeni në sportelin e Pallatit të Kongreseve, si edhe në sportelet e Radio Tiranës dhe Televizionit Shqiptar.

Festa më e madhe e muzikës shqiptare është fare pranë. Emrat e njohur të këngës, të ftuarit specialë, elementet e shoë-t dhe pjesëmarrja e kantautorit të njohur italian, Ricardo Coçiante janë një garanci më shumë jo vetëm për Festivalin, por edhe për festat e fundvitit.

SHKARKO APP