Jo Kadare, shpallen fituesit e çmimit Nobel në Letërsi

Shkrimtarja polake Olga Tokarczuk dhe ai autriak, Peter Handke janë fituesit e çmimit “Nobel në Letërsi”. Tokarczuk-ut iu dha çmimi për vitin 2018 me motivacionin për ”një imagjinatë narrative që me pasionin enciklopedik paraqet kalimin e kufijve si një formë e jetës”, e ndërsa Handke-s ai i 2019-s “për punën e tij influencuese, ku me gjuhën e tij të pasur ka eksploruar periferinë edhe eksperienca të veçanta njerëzore”. E lindur në vitin 1962, Olga Tokarczuk ka fituar një sërë çmimesh letrare si dhe romanet e saj janë përkthyer në më shumë se 20 gjuhë të botës. Peter Handke, lindur më 1942-shin është i njohur për tekstet e vendosura në kinema dhe teatër.

SHKARKO APP