Joaquin Phoenix merr OSCAR si aktori më i mirë për interpretimin në “Jocker”

Joaquin Phoenix ka fituar çmimin Oscar si aktori më i mirë, falë interpretimit të tij në filmin “Jocker”. Aktori 45- vjeçar është nominuar për katër çmime nga Academy Aëords gjatë karrierës së tij. Ato janë për interpretimet në filmat “Jocker”, “Walk the Line”, “The Master” dhe një për rolin mbështetës në “Gladiator”.

Gjithsesi, ka qenë interpretimi i rolit të kllounit ajo që i ka sjellë fitoren e madhe dhe të pritur prej shumë kohësh. Filmi pa dyshim që ka qenë një sukses i padiskutueshëm në të gjithë botën.

Veç Phoenix, Hildur Guðnadóttir fitoi Oscar për “Best Original Score”. Ndërsa dihej që Phoenix ishte pretendenti kryesor për të rrëmbyer këtë Oscar, konkurrenti i tij më i madh ishte Adam Driver, i cili ishte nominuar falë performancës së tij mbresëlënëse në filmin “Marriage Story”, i cili bëri namin në Netflix.

SHKARKO APP