Kalaja e Borshit, kryeplaku: Shteti të vërë dorë urgjentisht
Kalaja e Borshit, është një monument historik i kategorisë së parë, që i përket shekullit të IV-të para erës sonë. Mirëmbajta e tyre nuk është në standardet e duhura. Rruga për të shkuar atje është e vështirë, ndërsa muret ekzistuese rrezikojnë të shemben, megjithatë gjatë kësaj vere këtë kala e vizitojnë rreth 150 turistë vendas edhe të huaj.
“Kalaja i ka fillimet P.E.R. Ajo u ndërtua nga fiset Ilire-Epriote. Nga fillimi shekullit 3, 4 dhe 5 u shemb nga fiset Barbare. Në mesjetën e hershme u rindërtua dhe mori emrin Kalaja e Sopotit në 1258. Para kalasë janë ndërtuar muret dhe qyteti antik i Borshit”,-tha kryeplaku, Ridvan Ajdini.
Përpos vendit që kjo kala zë në trashëgiminë tonë kulturore, mungesa e vëmendjes institucionale ndaj sa ka bërë, që dita-ditës edhe më shumë, gjurmët e saj të humbasin “Më shumë shkatërrimin ajo e ka pasur nga vitet 40- 50 , pasi njerëzit merrnin gurë për të bërë shtëpitë. Edhe sot ajo akoma vazhdon rrënimin. Shteti duhet të verë patjetër dorë. Çdo ditë mbi 100 ose 150 vizitorë shkojnë në kala pa asnjë person që i orjenton apo ciciron”.