Kalldrëmet e Gjirokastrës, rindërtohet mozaiku i Qafës së Pazarit

Në Gjirokastër ka nisur rindërtimi i një prej rrugëve kryesore në pazarin karakteristik, asaj të mozaikut të pazarit, që do të jetë një punë shumë delikate pasi po punohet gur pas guri. Fondi Shqiptar i Zhvillimit, bën të ditur se se mozaiku i Qafës së Pazarit po rindërtohet si dikur sikurse premtuan mjeshtrat.

“Një punë delikate që po ndiqet gur pas guri, duke zbatuar me korrektësi parametrat e duhura, për ta sjellë në formën më optimale, për vendasit dhe turistët e huaj. Këta të fundit jo vetëm që nuk u penguan prej punimeve, por puna e mjeshtrave të kalldrëmit u kthye në kuriozitet dhe atraksion turistik”.

Ky mozaik është pjesë e investimeve që po kryhen në “Qafën e Pazarit” dhe po realizohen në kuadër të projektit “Zhvillimi i Integruar Urban e Turistik në Shqipëri” financuar prej qeverisë shqiptare dhe Bankës Botërore.

SHKARKO APP