Katedra e albanologjisë çelet në Çikago

Katedra e Albanologjisë ”Hidai Bregu”, është çelur pranë Universitetit DePaul, në Çikago, Katedra mban këtë emër, për nder të Hidai Edy Bregut, mërgimtarit shqiptar në Amerikë, i cili dhuroi 5 milionë dollarë për këtë nsimë. Katedra e drejtuar nga profesor Gazmend Kapllani, i cili ka shërbyer më parë si hulumtues e ligjërues në “Emerson College” dhe në “Brown University”, do të ketë në fokus studimet albanologjike, si arkeologjia, gjuhësia dhe letërsia. Katedra, sipas profesor Kapllanit, do të ketë parasysh studentët me prejardhje shqiptare, synimi është që të konsiderohet edhe një audiencë e gjerë globale. Mësohet se këtë vit do të regjistrohen studentët e parë.

SHKARKO APP