FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kemi Inva Mula, por kemi edhe Niko Dhales

Nga Agim Xhafka

Titulli duhet shpjeguar. Më poshtë është një foto, një poster i teatrit La Scala di Milano,teatrit të famshëm. I cili kerkoi nga artistet figurativë të krejt botës të bënin paraqitjen e shfaqjes “Madamë Baterflaj” të Puçinit. Dhe nuk e imagjinoni dot,e fitoi piktori shqiptar Niko Dhales. Ky poster u bë dhe lokandinë,një relike që e marrin ata që shohin shfaqjen në ketë teatër famoz si dhe koleksionistët e rruzullit. Se ajo është dhe me vulë e me pullë. Ja,pra që veç Invës kemi dhe Nikon.

Image may contain: 2 people
Po kush është ky piktor i famshëm dhe i mahnitshëm? Nje shqiptar i mirë,që jetoi nën diktature e mësimet per ngjyrat i mori tek Pallati i Pionierëve. Që gjashtë vjeç boton krijimet në revistat Fatosi e Pionieri dhe ndjek mësimet në Liceun Artistik e me tej behet anëtar i grupit kryesot të realizimit të Muzeut Historik Kombëtar,merr pjesë në të gjitha ekspozitat që çelen në Shqipëri deri sa më 1990 ikën nga vendi drejt ëndërrave artistike. Nis një fazë e re krijimtarie,me realizime pa kufij e zinxhirë. Bëhet si binjak me shokun e tij Avni Delvina e çelin ekspozita në Rimini,Forli,Romë. Pikturat e tyre shpërndahen neper glob. Por Niko ëndërron Parisin,folenë e artit botëror. Dhe kuturis e ikën,familjarisht. Garanci kishte punën cilesore në Itali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image may contain: sky, outdoor, text and water
Në Paris organizohet një konkurs për të fituar leje të pikturojë në sheshin e famshëm Montmartre. Mes 300 krijuesve nga mbarë globi fiton Niko Dhalesi. I pari dhe i vetmi shqiptar që e gëzon ketë pasuri. E nis akuarelet e vizatimet e tij si ëndërra dashurie e pasioni për këte qytet mahnitës. Punët i shiten pa iu tharë boja. Nuk ngel pikturë pa ia blerë të apasionuarit pas Parisit e pas pikturës. Gjithë galeritë franceze e kërkojnë. Fama rritet e ndërkohë kanë kaluar shumë vite nga ikja prej atdheut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image may contain: 3 people, people sitting and indoor
Ndaj ai bashkë me sivëllain në art e jetë,Avni Delvina zbresin në Tiranë me ekspozitën”Pas 25 vjetësh” Eshtë pak të thuash turbulluan jetën artistikë në Tiranë. Nën kujdesin e ambasadës italiane ekspozita u kthyhe në eventin kulmor të vlerave figurative. Mbi 3.000 artdashës që ditën e parë. Dhjetra mijra deri në mbyllje dhe pikturat fluturuan tek porositësit.

Image may contain: Niko Dhales, indoor
Niko Dhales sot është qytetar evropian. Ai ka pasaportë italiane,greke,franceze,jeton në Paris,Rimini,Athinë,por brenda në zemer i rri plot mall e nur Shqipëria e tij. Që e do sa artin e tij,sa familjen ,sa veten. E ka në ëndërra e në projekte te shumta.
Piktori Niko Dhales ishte i ftuar familjarisht në çeljen e sezonit të La Scala. Se ai teater tani e quan si të vetin. Siç e quajmë ne. Nikoja ynë,themi.
Se vërtet kemi Inva Mula,por tani kemi dhe Niko Dhales.

Image may contain: 2 people, people standing

Image may contain: bridge, sky, outdoor and water

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?