Këngëtarët më të paguar të vitit 2017 sipas “Forbes”

Revista Forbes ka publikuar listën vjetore të muzikantëve më të paguar të vitit, me artistë si Coldplay, Beyonce, Diddy dhe Justin Bieber, mes shumë emrave të tjerë të famshëm. Diddy (Sean Combs) qëndron në krye të listës, duke arritur shifrën më të lartë me 130 milionë dollarë, falë marrëveshjes që ka arritur me Ciroc vodka, shitjes së një të tretës së Sean John për 70 milionë dollarë dhe një turneu muzikor “Bad Boy Family Reunion”. Më pas në listë vjen Beyonce, e cila regjistron një shifër prej 105 milionë dollarësh fitim, falë ‘World Tour’, që u mbyll në fund të 2016-ës. I gjithë turneu i artistes grumbulloi më shumë se 250 milionë dollarë. Drake, The Weeknd dhe grupi britanik Coldplay renditen në 5 top five, me fitime 94 milionë dollarë dhe 84 milionë dollarë secili. Më i riu në listë  është Justin Bieber, i cili pati arritjen më të madhe të karriesës së tij në sajë të 105 shfaqjeve të drejtpërdrejta që u shënuam gjatë periudhës së përgatitjes së listës së  Forbes.

Top 10:

1) Diddy (130 milionë $)

2) Beyonce (105 milionë $)

3) Drake (94 milionë $)

4) Weeknd (92 milionë $)

5) Coldplay (88 milionë $)

6) Guns N ‘Roses (84 milionë $)

7) Justin Bieber (83.5 milionë $)

8) Bruce Springsteen (75 milionë $)

9) Adele (69 milionë $)

10) Metallica (66.5 milionë $)

 

SHKARKO APP