Këngëtari i famshëm italian i ftuar në Festivalin e RTSH

Festivali i 56 i këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të mbahet me datat 21,22 dhe 23 dhjetor në Pallatin e e Kongreseve në Tiranë, shkruan gazeta “Blic”, që, duke ju referuar burimeve, brenda zyrave të Radio Tiranës, raporton se këngëtari i famshëm italian Ricardo Cocciante do të jetë i ftuari i natës së parë të Festivalit.

Organizatoret presin që Cocciante të shoqërohet nga këngëtarja Elhaida Dani për të kënduar pjesë nga opera moderne “Notredamme de Paris” me të cilën kompozitori ka pasur një triumf në të gjithë botën.

Kujtojmë që shoqëruesja e Ricardos, këngëtarja shqiptare Elhaida Dani ishte fituese edicionit të 54-të me këngën “I’m Alive”.

Fituesi i këtij festivali ashtu siç është bërë edhe traditë do të përfaqësojë Shqipërinë vitin e ardhshëm në festivalin “Eurosong 2018”.

Drejtues i këtij edicioni do të jetë i mirënjohuri Adi Krasta, ndërkohë skenografia është punuar nga Albi Çifligu dhe regjisor si edhe herëve tjera do të jetë Pali Kuke

SHKARKO APP