Këngëtarja Ermira Babaliu kthehet nga Amerika për një mision shumë human

Këngëtarja e njohur Ermira Babaliu së fundmi është kthyer në Shqipëri.

Dhe arsyeja është shumë humane, ajo ka vendosur të ndihmojë njërëzit e prekur nga tërmeti i datës 26 nëntor të vitit të kaluar.

Babaliu ka publikuar disa foto në Facebook ku ndodhet në Kullaj Bubq ku ka ndërtuar shtëpinë e nënë Vathes duke emocionuar atë dhe familjen e saj.

Kjo ishte shtëpia e tretë që këngëtarja dhuronte.

Më pas ajo ka shpjeguar se do të shkojë tek Kepi i Rodonit për të ndërtuar sërish një shtëpi.

Kujtojmë që tërmeti i 26 nëntorit  la 51 të vdekur dhe qindra banesa të dëmtuara .

SHKARKO APP