Kisha e rrallë e Nokovës. Besimtarët kërkojnë restaurimin e objektit të mesjetës së vonë

Kisha e Shën Gjergjit në Nokovë e ndërtuar në vitin 1772 është një prej monumenteve të rrallë sa i përket arkitekturës së mesjetës së vonë. Objekti i shpallur monument kulture që prej vitit 1973 dallohet për për mbulimin me qemer vetëm të nefit qëndror.

Kisha ka një hajat me çati druri mbështetur mbi shtylla guri, një strukturë të brendshme komplekse ku dallohen qartë mjedisi i përdorur nga burrat dhe kisha e grave. Kisha ende ruan hyrjen e nëndheshme ku prehen të eshtra të breznive të shumta që që kanë jetuar në 2 shekujt e fundit.
Por gjendja strukturore e objektit është kritike. Tavani prej druri është i degraduar nga lagështia dhe afreskët janë të mbuluar nga myku. Kisha që ende është në përdorim prej ceremoni ka vlera të mëdha shpirtërore dhe kulturore për të gjithë Lunxhërinë thotë njëri prej kujdestarëve më të vjetër Kristo Shupuli.

Ambienti i altarit ndahet nga naosi me një ikonostas druri i cili ka origjinal tashmë vetëm skeletin pasi ikonat origjinale janë grabitur përgjatë viteve. Një tjetër banor thotë se kisha është qendra e jetës. Përtej vlerës fetare ajo ka vlera historike dhe kulturore por fshati dhe zona është e mbushur me objekte të tilla. Vetë banorët restauruan vitin e kaluar një tjetër objekt të trashëgimisë shpirtërore dhe janë gati të kontribojnë edhe për kishën e Shën Gjergjit nëse do të ndihmohen nga Instituti i Monumenteve dhe vetë kisha në këtë përpjekje.

Në të gjithë qarkun e Gjirokastrës monumentet e kulturës me natyrë religjoze zënë gati 40% të objekteve. Një pjesë e tyre vijojnë të jetojnë ditë të vështira pavarësisht se po zgjojnë interes në rritje për vizitorët nga e gjithë bota.

SHKARKO APP