Kisha ortodokse serbe mohon atë maqedonase prej dekadash, Peshkopi Timotej flet për situatën
Peshkopi Timotej, nga Kisha ortodokse maqedonase ka dhënë një intervistë për emisionin “Ballkan” nga gazetarja Linda Karadaku.
Prej prej dekadash kisha serbe mohon ekzistencën e kishës ortodokse maqedonase, ndërsa Peshkopi u shpreh se Kisha ortodokse serbe ka problemet e saj të brendshme, nuk është e fokusuar për momentin në zgjidhjen e çështjes së kishës ortodokse maqedonase.
Intervista e plotë:
Peshkopi Timotej, kisha ortodokse serbe që prej dekadash mohon ekzistencën e kishës ortodokse maqedonase. Në cfarë marrëdhëniesh janë tani dy kishat dhe a ka ndryshuar gjendja dhe a ka ndonjë përparim sado të vogël në këtë drejtim? Si është situata tani?
Për fat të keq në këtë pyetje duhet të përgjigjem negativisht. Kisha ortodokse serbe ka problemet e saj të brendshme, nuk është e fokusuar për momentin në zgjidhjen e çështjes së kishës ortodokse maqedonase. Ne kemi bërë kërkesa të vazhdueshme për vazhdimin e kontakteve dhe diskutimeve për këtë cështje por për fat të keq ato nuk kanë vazhduar.
Mbi çfarë baze e mohojnë?
Për këtë duhet ti pyesni ata.
A vlen fakti që me sa kam informacion dhe kam biseduar me ekspertët dhe njohësit e kësaj çështje, a vlen rregulli që në botën ortodokse, secili shtet ka të drejtë të ketë kishën e vet kombëtare?
Në parim kjo vlen që nga koha e Bizantit e deri tani, që secili popull ortodoks ka të drejtën e autoqefalisë, të njohur apo të panjohur, rusët, serbët, bullgarët, rumunët, grekët, shqiptarët, dhe kështu që as që bëhet fjalë që populli maqedonas të mos ketë kishën e vet autoqefale, aq më tepër, që historikisht e ka pasur kishën e vet autoqefale, arqipeshkvinë e Ohrit, e cila është ripërtërirë sot në kishën autoqefale maqedonase.
Sa kohë ka që nuk ka kontakte midis dy kishave?
Kontakte zyrtare nuk ka, kontakte individuale ka. Nuk është luftë, të them ashtu, por bisedime zyrtare midis dy komisioneve që janë formuar nga kisha ortodokse maqedonase dhe serbe nuk ka. Kjo nuk funksionon prej një kohe të gjatë.
A ka bërë përpjekje kisha serbe që të vendosë instalacionin e vet këtu në Maqedoni?
Po ata janë përpjekur ta bëjnë këtë para 10 vjetësh apo më shumë, që të kishin instalacionin e vet sipas të dhënave, mendoj që populli e kuptoi që kjo nuk është kishë, por një instalim i një interesi shtetëror hegjemonist serb dhe mendoj që ka një numër të pakonsiderueshëm apo një kishë pajton sic them unë.
A bëhet fjalë për Vranickovskin?
Po. Vranickovski.
A është në Maqedoni apo në Serbi ai?
Mendoj që është në Maqedoni, por nuk kam kontakte personale.
A ka pasues?
Po të hapni faqen e tyre do të shihni sesa pasues ka. Një familje…
A po hapet në njëfarë mënyre një mundësi e re për zgjidhjen e këtij kontesti midis kishës maqedonase dhe asaj serbe për gjetjen e vendit të vet për kishën maqedonase në botën ortodokse, pas marrëveshjes së Prespës me Greqinë?
Në këtë moment, kisha ortodokse greke ka simpati për zgjidhjen e cështjes, vecanërisht patriarku i Stambollit ose patriarkana e Stambollit, mirëpo sic e dini ka një problem të hapur me kishën ortodokse ruse dhe disa kisha të tjera ortodokse që kundërshtojnë fuqishëm nismat për marrjen e prerogativave nga ana e patriarkut të Stambollit si i pari në mes të barabartëve dhe mendoj që derisa kjo cështje të mos hiqet nga rendi ii ditës ose të zbutet pak, cështja jonë mendoj që do të presë. Për kohën nuk mund ta them.
/abcnews.al