Kolonia e Piktorëve “Skampis 2025” sjell Elbasanin në qendër të artit

Elbasani mirëpret edhe këtë vit Koloninë e Piktorëve “Skampis 2025”, një aktivitet që mbledh artistë të njohur nga e gjithë Shqipëria për të sjellë përmes penelit atmosferën, historinë dhe shpirtin e qytetit.

Me tematikën “Elbasani turistik nën gjurmët e penelit”, kolonia synon të promovojë Elbasanin si një destinacion kulturor dhe artistik, duke pasqyruar bukuritë natyrore, monumentet historike dhe karakterin urban të qytetit.

Pjesëmarrës në këtë edicion janë piktorët:
Agron Polovina, Alion Cano, Buron Kaceli, Dashnor Kulolli, Emirjona Stasi Nako, Edi Kojani, Elmal Baboci, Fatmir Dardha, Gazmend Leka, Gazmend Kafa, Helidon Haliti, Sadik Kasa, Nasuf Myftari, Nikolin Ivani, Kudret Durollari, Romeo Kallco, Sefedin Stafa, Vanjgo Vasili, Zaim Elezi dhe Kristjan Zara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Artistët po zhvillojnë krijimet e tyre në pika të ndryshme të qytetit, aty ku Elbasani shpalos identitetin e tij, nga kalaja dhe rrugicat karakteristike, deri te peizazhet natyrore përreth.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ekspozita përmbyllëse do të mbahet më 17 nëntor në mbrëmje në hollin e Teatrit “Skampa”, ku publiku do të ketë mundësinë të shohë të gjitha veprat e realizuara gjatë ditëve të kolonisë.

Kolonia e Piktorëve “Skampis 2025” mbetet një dëshmi e përkushtimit të Bashkisë Elbasan për të mbështetur artin, kulturën dhe promovimin e identitetit të qytetit, duke e forcuar pozicionin e Elbasanit si një qendër të rëndësishme kulturore në Shqipëri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?