Kompania serbe nis rrënimin e mureve të Kalasë së Novobërdës

Muret e Kalasë së Artanës kanë filluar të rrënohen nga një ekskavator.

Video që është postuar nga faqja, “Muzeu Skënderaj” është shpërndarë më të madhe nga mediat, shkruan lajmi.net.

Aty shihet një eskavator teksa rrënon muret e kësaj kalaje.

Në njoftim thuhet se megjithëse ishte urdhëruar ndalimi i punimeve në Kala, ato kanë filluar nga kompania serbe.

Njoftimi i plotë:

Në vitin 2015, UNESCO i kishte dhënë për restaurim Kalanë e Artanës kompanisë KOTO nga Beogradi. Pas një punë 3 vjeçare e cila ka kosto mbi 1 milion euro, kalaja fillon të shkatërrohet gradualisht. Pas këtij skandali rifillon restaurimi i cili ka qenë i mbikqyrur nga IKMM. Ky insitucion duke parë këtë skandal të rrënimit të mureve me eskavator nga kompania serbe, me vendim ka nderprerë të gjitha punimet. Përkunder kësaj punimet vazhdojnë ende duke mos respektuar vendimin e IKMM.

https://www.facebook.com/673388562769222/videos/1187935288071870/?t=0

SHKARKO APP