Kompleksi Islamik Xhermehallës, I mbijetoi komunizmit, sot i harruar
I mbijetoi kohës së egër së komunizmit që i kishte shpallur luftë fesë, por duket se harresa pas kësaj periudhe do shkatërrojë një ndër komplekset më të veçanta islame në vendin tonë.
Edhe pse për nga arkitektura është i vetmi i këtij lloji në vendin tonë, ky monument kulture është i panjohur për turistët.
Kompleksi Islamik Xhermehallës në Delvinë mendohet se u ndërtua në fund të shekullit XIII dhe fillim të shekullit XIV nga osmanllinjtë.
Edhe pse Monument i Trashëgimisë Kulturore i kategorisë së parë, gjendja e kompleksit është duke u rënduar çdo ditë e më shumë.
Personat që merren me ruajtjen e tij, shprehen se kompleksi ka interes të madh nga turistët, por për shkak të mungesës së investimeve, dhe infrastukturës bëhet e vështirë kthimi i këtij kompleksi në një vend turistik.
Kompleksi Islamik në Delvinë, është ndërtuar në vitin 1682. Në Kompleks është Xhaminë e cila eshte ndërtuar në fund të shekullit XV, një Hamam, i ndërtuar në fillim të shekullit të 16-të, dhe dy Tybe te ndërtuara në shekullin e 17-të.
/Ora News