Koncert për nder të 110-vjetorit të lindjes së Lorenc Antonit

Filarmonia e Kosovës ka mbajtur konferencë shtypi, në lidhje me koncertin e Korit të Filarmonisë, i cili do të mbahet në bashkëpunim me festivalin ReMusica, për nder të 110-vjetorit të lindje të kompozitorit dhe mbledhësit të folklorit muzikor shqiptar, Lorenc Antonit.

“Pas një jave mjaft të suksesshme që e kaluam në Paris, jemi në prag të koncertit të radhës që do të mbahet sonte me korin e filarmonisë”, ka thënë drejtori i Filarmonisë, Baki Jashari, duke paralajmëruar se koncerti i radhës do të mbahet më 2 qershor, me koncertin e orkestrës.

Koncerti i sotëm do të dirigjohet nga Rafet Rudi. /EO/

SHKARKO APP