Koncert për Nënë Terezën në Piana degli Albanesi

Eleganca e pianofortes dhe ajo çka sugjeron violina takohen dhe përzihen me fuqinë e një zëri sopranoje. Kjo është ”Nëna Arbëri”, koncerti që do të zhvillohet të enjten në orën 21:00 në sheshin ”Viktor Emanueli” në Piana degli Albanesi, shkruan agjencia italiane zyrtare e lajmeve, ANSA.

Një takim i dëshiruar shumë nga ministri i Shtetit i Diasporës Shqiptare, Pandeli Majko dhe nga Agjencia Kombëtare e Diasporës, me mbështetjen e komunës së Piana degli Albanesi për të kujtuar Nënë Terezën.

Në fakt, 5 shtatori është domethënës jo vetëm për komunitetin shqiptar, por për të gjithë botën mbarë sepse përkujton ditën e shenjtërimit të Shën Terezës. Besimtarja shqiptare – e natyralizuar indiane e besimit katolik – themeluese e urdhrit fetar të Misionareve të Bamirësisë, harxhoi të gjitha energjitë e saj në një punë të palodhshme mes viktimave të varfërisë të Kalkutës, për çka u vlerësua me mirënojhje të shumta, ndërmjet të cilave edhe me çmimin Nobel për Paqen në vitin 1979.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Piana degli Albanesi ka një përfaqësim domethënës të komunitetit arbëresh. Koncerti – i prezantuar nga Salvo La Rosa – do të ketë në skenë edhe sopranon shqiptare, Inva Mula, violinistin Olen Çezari dhe pianistin Genc Tukiçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?