“Kopshti i qershive” i Çehov, në skenën e Teatrit të Korçës
“Kopshti i qershive” nga Anton Çehov do të vijë premierë për artdashësit korçarë në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi”. Tashmë ka nisur shitja e biletave për premierën e 31 gushtit, e cila do të vendoset në skenën teatrore me regji nga Dino Mustafic.
Me një kastë aktorësh të njohur, si Ema Andrea, Sotiraq Bratko, Zamira Kita, Ligoraq Riza, Gert Ferra, Jozef Shiroka dhe të tjerë artistë të teatrit, kjo shfaqje vjen me koreografi nga Gjergj Prevazi. Provat për shfaqjen kanë nisur që në muajin qershor dhe kanë vijuar edhe gjatë muajit korrik.
I lindur në Bosnje, regjisori Dino Mustafic, e ka lidhur jetën herët me skenën. Ai është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Sarajevë, dhe është drejtor i një festivali ndërkombëtar teatror MESS, që mbahet në Sarajevë prej gati 20 vitesh.