Korça “e uritur” për artizanat e ornamente vintage

Çadra dyditore e punishtes lëvizëse së personalizimit të Targave Suvenir, risi e lançuar mes projektit për zgjimin e vlerave historike të koleksionit të mjeteve shqiptare RETRO, magnetizoi “të madh e të vogël” këtë fundjavë në Korçë.

Përgjatë tre netëve nga data 16-18 gusht, Korça qyteti i serenatave bashkoi turistë, vizitorë dhe qytetarë nga skaje të ndryshme të vendit në festën e verës, ku krahas aktiviteteve të ndryshme të organizuara me këtë rast, ajo që tërhoqi vemendjen dhe interesin e shtuar të qytetarëve dhe të ftuarve të shumtë, ishin Targat Suvenir të personalizuara, një shërbim i ri i ofruar për herë të parë nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transporti Rrugor.

Zgjidh formën, ngjyrën dhe emoji-t e preferuara dhe eja në këndin Retro ishte logo e eventit në Korçë, që tërhoqi shumë pjesëmarrës për të parë nga afër procesin e prodhimit dhe personalizuar targën e tyre të preferuar.

SHKARKO APP