Kori “Siparantum” prezantohet në Belgjikë

Kori “Siparantum” është përzgjedhur për të marrë pjesë garat e koreve evropiane në Belgjikë.

Në Bienalen e 15-të të Garës Ndërkombëtare të Koreve në Flandri, “Siparantum” do të paraqitet në kategorinë e koreve miks, me program nga kompozitorët shqiptarë dhe të huaj, në mesin e të cilëve vepra e flamanit Jan Van Der Roost.

Festivali mbahet nga 4-6 tetor, në Qendrën Kulturore “C-Mine” në Genk. Ndërsa, më 7 tetor, nga ora 20:00, “Siparantum” prezantohet me koncert në Abacinë “Notre Dame de la Cambre”. Në këtë koncert “Siparantum” paraqitet me veprat e kompozitorëve të njohur botërorë dhe shqiptarë, si: Bennet, Josquin Des Prez, Rheinberger, Whitacre, Kasapolli, Rudi etj.

SHKARKO APP