Koronavirusi “nuk ndal” artin
Ndërsa sallat e koncerteve dhe operat janë të mbyllura për shkak të koronavirusit, disa nga filarmonitë e botës kanë vendosur të japin shfaqje online.
Filarmonia e Berlinit krijoi sallën e koncerteve dixhitale, duke i dhënë mundësinë e shfaqjes së qindra koncerteve të saj në Berlin dhe mundësinë për të parë shfaqjet e ardhshme drejtpërdrejt. Regjistrimi dhe pagesa për të parë këto shfaqje duhet të bëhet para 31 Marsit.
Filarmonia e Vjenës hapi arkivat e saj dhe po i ofron shikuesve shfaqje të ndryshme çdo ditë, falas, përmes platfromws së saj transmetuese.
Pianisti Igor Levit do të performojë drejtëpërdrejtë në faqen e tij në Twitter, ndwrsa opera e Nju Jorkut do të transmetojë shfaqjet e kaluara ndërkohë që salla e saj është e mbyllur.
Po, ashtu shumë organizata në Mbretërinë e Bashkuar do të japin koncerte përmes YouTube ose kanaleve të tjera.