Krijimtari letrare për fëmijë, ndahen çmimet e projektit

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ndau çmimet e projektit “Fondi për mbështetjen e krijimtarisë letrare për fëmijë”. Duke qenë se qershori u shpall muaji i letërsisë për fëmijë, ky konkurs letrar erdhi si mbështetje e krijimtarisë së autorëve shqiptarë për fëmijë, me qëllim nxitjen e shkrimit të kësaj letërsie.

“20 vepra u bënë pjesë e kësaj gare, e cila kishte për qëllim të motivonte nxitjen e shkrimit të letërsisë për fëmijë”, tha Alda Bardhyli, drejtore e QKLL-së.

Juria e përbërë nga Gaqo Bushaka, Anisa Ymeri, Enkelejd Lamaj kanë vlerësuar tri vepra si më të mira të këtij konkursi: romani “Udhëtim drejt planetit Arbër” me autor Luan Ramën, libri didaktiko-letrar “Grama Tik-Tok” me autore Rudina Çupin dhe përralla “Fani në kërkim të dritës” me autore Rovena Rrozhanin.

Fituesit u përkasin gjeneratave të ndryshme, duke sjellë larmi në zhanret e lëvruara duke pasuruar bibliotekat.

SHKARKO APP