Krujë, ansambli historik sot destinacioni më i madh turistik

Qyteti historik Kruja, çdo fundjaë pret mijëra vizitorë vendas dhe të huaj. Mbi kalldrëmin e qytetit, ndihesh si bashkëkohës i Gjergj Kastriotit, teksa shikon zejtarinë e trashëguar prej kohës arbërore, kur “Derexhiku” siç e thërrasin vendasit, nisi të ndërtohej. Nga të pakta qytete në Shqipëri, që të kthen 500 vite pas në kohë, sapo prek Pazarin e Vjetër, ku ende ruhet tradita më e bukur etnografike.

Në rrugicën e ngushtë me gurë, gjallon puna artizanale, që zgjon kureshtjen e turistëve për të parë e për tu njohur me trashëgiminë etnografike, e cila ruhet plot fanatizëm nga krutanët. Qeleshja, puna në tezgjah, enët e punuara në bakër, Kalaja e Krujës e punuar në dru, antikuaret e rralla bëjnë që turistët të marrin një pjesë të historisë me vete.

Rruga e Derexhikut të çon deri në Kalanë e Krujës, në portën që i rezistoi tre rrethimeve më të mëdha osmane, e që sot është e hapur për mijëra vizitorë. Muzeu që “flet” për Skënderbeun, me mikpritjen e stafit tejet profesional, prek madhështinë e Heroit Kombëtar. Mbas dy muajve të parë të vitit 2019 që ishin të heshtur, muaji mars solli qindra turistë, ku vetëm në ditën e fundit, Kalaja u vizitua nga 1000 vizitorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lama, drejtuesi i “Tours Albania & Balkans”, i cili po shoqëron një grup turistësh britanikë, tregon mbi përshtypjet që marrin turistët. “Kruja ka një pamje dhe histori befasuese, që tregon krenarinë e një kombi. Habia e tyre është kur kuptojnë rëndësinë e Heroit tonë Kombëtar, si mbrojtës i qytetërimit europian dhe qëndresa e shqiptarëve bëri që Europa të merrte kohën që ti forconte portat ndaj forcave osmane”, tregon Lama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?