Kryepeshkop Joani pret delegacionin e kishës ruse

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, priti një ditë më parë një delegacion të Kishës Orthodhokse të Rusisë, të kryesuar nga Hirësia e Tij Andoni, Mitropoliti i VoloKolamskut, Kryetar i Departamentit për Marrëdhënie të Jashtme të Kishës së Rusisë.

Në përbërje të delegacionit ishin gjithashtu, Protopresviteri Nikolaj Balashov dhe Protopresviteri Igor Jakimçuk. Nga ana e Kishës së Shqipërisë ishin të pranishëm, Mitropoliti i Elbasanit Andoni, Mitropoliti i Amantias Nathanaili dhe Episkopi i Krujës Anastasi.

Gjatë takimit u shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet ndërorthodhokse, si dhe mbi tema të ndryshme që lidhen me dëshminë e Orthodhoksisë në botën e sotme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një theks i veçantë iu dha çështjes madhore të paqes në Ukrainë, duke u theksuar gjithashtu nevoja për lutje, dialog dhe përpjekje të vazhdueshme për arritjen e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?