Kumbaro: Kemi humbur 3 breza lexuesish
Panairi i Librave që tërhoqi vëmendjen e mijëra vizitoreve në Tiranë mbylli dyert para një jave. Me të gjithë interesin e lartë të qytetarëve, marrëdhëniet me leximin në përgjithësi dhe librin artistik ne veçanti, mund të thuhet se janë të ftohta, për shkak të teknologjisë si dhe për arsye të tjera.
Gjithashtu ka shumë nisma që synojnë të kthejnë lidhjen e ngushtë me librin, për të folur më shumë rreth këtij fakti e ftuar në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, këtë të premte është ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.
Lëvizja kombëtare për lexim është nisma e tretë që vjen për librin, por, ende mbetet një sfide e madhe në një kohë kur raportet tregojne se shumë shqiptarë e kanë humbur lidhjen me të. A mendoni se me leximin në publik do të edukojmë një brez me librin?
Do të ishte shumë bukur nëse kjo arrihet vetëm në një vit por do të duhet të pranojmë se kemi humbur 3 breza lexuesish ne keto 30 vite se jo vetëm që nuk ka pasur politike dhe vizion, por shoqëria shqiptare me traumat e tranzicionit që ka kaluar ka humbur le të themi vëmendjen ndaj kësaj forme edukimi. Por sot mua më duket se jemi në një situatë emergjente kemi të paktën 5 vjet që e theksojmë dhe kemi organizuar programe të ndryshme sivjet e kemi konsideruar si një lëvizje kombëtare që do të shtrihet jo vetëm në Tiranë por në të gjithë Shqipërinë, jo vetëm në pak javë për gjatë gjithë vitit shkollor. Lajmi i mirë është se në këtë nismë janë bashkuar shumë personazhe të skenës të sportit, personazhe publik të ndrjekur nga fëmijët dhe adoleshëntët. ky rreth po zgjerohet dhe me iciativën e përbashkët me ministrinë e Arsimit do të fillojmë me Tiranën dhe do ta shtrijmë në të gjithë Shqipërinë më pas leximin e detyruar për të plotësuar një dëshirë.
A do të prekë kjo nismë edhe brezat e tjerë si adoleshentët apo studentët?
Kjo fillon nga 0-14, unë me keqardhje e them se nëse ke arritur në moshën studentore edukimin dhe kulturën e leximit e ke marrë ose jo, ne synojmë brezin që mund ta formojmë dhe ndikojmë ende, me një aleancë të madhe kombëtare midis prindërv, shoqërisë civile, medias edhe institucioneve publike.
Më parë ne kemi pasur konkurse mbarëkombëtare për leximin e librit për letërsinë, ndaheshin çmime qoftë moral apo financiar për tu nxitur për të lexuar. A janë të përfshira këto si praktika për nxitjen e brezave të rinj?
kemi krijuar klube leximit dhe në fakt faqen e Facebook “takohemi per një librit”, ne pasqyrojmë çdo ditë dhe në fakt me kënaqësi konstatojmë se po merr një formë virale, sepse në shkolla dhe bibloteka të ndryshme fëmijët po organizojnë aktivitete. Ndarja e kësaj kënaqësie në mënyrë kolektive sepse ky është dhe synimi i lëvizjes, i nxit ato në këto forma edukimi lë të themi por që nuk duam ti kthejmë në një veprim të detyruar matematikor, duhet të jetë kënaqësi se vetëm kështu edukimi përmes kulturës mund të ketë efikasitet.
Si mund ti përfshinë në këtë aksion shtëpitë botuese se janë ato që prodhojnë dhe botojnë libra
Shtëpitë janë pjesë e nismës sonë, ne kemi blerë një sasi të madhe librash dhe ministria e Arsimit është përfshirë në një nismë të tillë ka blerë mbi 300 mijë tituj, për ti ndarë nëpër shkolla qendër komunitare.
Po vetë ato si mund të kontribuajnë, jo vetëm si biznese?
Ato do të ishte mirë që përveçse ti shesin librat dhe ti dhurojnë, sepse fushata jonë drejtohet te lexuesi, pasi pa lexues nuk ka as botues, as lexues, as autorë dhe as përkthyes. Pa lexues libri vdes duhet konsumuar. Lexuesi nuk është një blerës i cili lind i tillë nga nevoja, por edukohet dhe formohet. Kjo lëvizje Kombëtare, u bëj thirrje që të bashkohen edhe më shumë do të shikoni në ditët e ardhshme që do të na bashkohen edhe më shumë personazhe publikë, me një thirrje të tillë duke dhënë kënaqësi, siç bërë dhe Lorik Cane pak ditë më parë.
Nuk është vetëm libri ai që po rrugëton, por edhe arti vizual. Marubi prezantohet në Itali, ndërsa ikonat bizantine në France. Si po reagon publiku i huaj përballë kulturës shqiptare?
Të dy ekspozitat që ju përmendët janë një trashëgimi fantastike kulturore e Shqipërisë, qoftë arti i ikonave bizantine qoftë ai i fotografisë, me Marubin ne hapëm një ekspozitë në Truienalen e Milanos ku jam shumë e impresionuar nga pjesmarrja e lartë dhe e personazheve të shumtë, mediatik, kritik dhe të botës së artit të cilët e vlerëzuan pozitivisht, dhe në fakt ka reaguar edhe shtypi italian duke e përshkruar si një vlerë të rrallë jo vetëm të Kulturës Shqiptare por dhe asaj Evropiane. Paralelish5t ne kemi të hapur dhe një ekspozitë në shtëpinë e UNESKOS në shtëpinë e UNESKOS në PAris, dhe ndërkohë që vija për tek ju mora një mesazh ngapersonalitete në Francë, që më thoshin se vendi juaj ministre njihet shumë pak dhe më dërgonin,por mendoj se kultura është pashaporta jonë më e mirë e prezantimit në botë. Nuk është vetëm çështje financiare por është çështje projekti, mendoj se nëse kemi projekte si sot, një tjetër pavion që bëri mbylljen e tij ishte ai i artitekturës në Bienalen e Venecias 2018, patëm shumë sukses me temën Tirana Zero Space, me të njëjtën javë të keshë tre ekspozita në tre vende të shquara të artit ndërkombëtar nuk mendoj se është pak, mendoj se është një arritje. Ndërkohë po përgatitemi për Bienalen e 2019, ku do të vijmë me një projekt shumë të mirë. Javën që kaloi ansambli popullor në gjermani me disa koncerte ne Mynih dhe në Esen që tërhoqen vëmendje.
Buxheti është miratuar tashmë në parim nga parlamenti. Çfarë zëri ka kultura?
Vitin tjetër do të kemi krijimin e qendërës kombëtare të leximit për librin, një institucion i ri i krijuar për të vënë theksin të politika dhe lëvizja që ne kemi nisur. Buzhetigjithashtu shkon dhe në përfusnimin e Teatrit të Operas dhe Baletit që është dhe investimi më i madh që është bërë ndonjëherë në institucionet kulturore, dhe do të përfundojmë projektin e reabilitimit Muzeut historik kombëtar dhe atë të Galerisë së arteve që tashmë quhet Muzeu Kombëtar të artëve të Bukura. Si dhe do të vazhdojë dhe restaurimet në dy programet rrugët e kujtesës dhe rruggët e besimit kjo e fundit ka të bëjë me restaurimin e objekteve të kultit.