Kur drama “I burgosuri” e Aleksandër Moisiut luhej në Paris
![](https://kohajone.com/wp-content/uploads/2020/02/Aleksander.jpg)
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 14 Shkurt 2020
Gazeta kulturore franceze, “Comoedia”, ka botuar, të premten e 15 janarit 1932, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me dramën “I burgosuri” të Aleksandër Moisiut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Teatrot
“I burgosuri” i Aleksandër Moisiut do të luhet në Paris
![Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France](https://image.jimcdn.com/app/cms/image/transf/dimension=683x10000:format=jpg/path/sccc878db2fcfc101/image/i944bb1858080989e/version/1581630986/image.jpg)
“Autori i famshëm Aleksandër Moisiu sapo i ka kërkuar bashkëpunëtorit tonë të shkëlqyer E. Garry që të përkthejë në frëngjisht dramën e tij “I burgosuri” e cila flet për Napoleonin në Shën-Helenë.
Vepra e tij pati shumë sukses në Hamburg dhe aktualisht po luhet në Berlin po me të njëjtin sukses.
Në Paris do të luhet përkthimi (përshtatja) e z. E. Garry.
Kjo është një veprimtari e bukur në perspektivë.”