Lajmi i gëzuar për fansat e “Harry Potter”, priten 4 libra të rinj
Saga e librave dhe filmave të djalit magjik Harry Potter ka mbërthyer për vite të tëra shikues të çdo moshe në mbarë botën.
Por rreth 20 vjet nga publikimi i librit të parë të sagës nga autorja J.K Roëling vjen një tjetër surprizë për fansat. Mësohet se autorja pritet të publikojë katër libra të tjerë me më pak faqe duke nisur që nga qershori i këtij viti.
Në fakt bëhet fjalë për disa botime që kanë në fokus botën dhe lëndët magjike që Potter ka ndjekur gjaë viteve të studimit në shkollën e magjisë ‘Hogwarts’.
Librat do të publikohen online dhe do të jenë: “Harry Potter: A Journey Through Charms and Defence Against the Dark Arts, Harry Potter: A Journey Through Potions and Herbology, Harry Potter: A Journey Through Divination and Astronomy, dhe Harry Potter: A Journey Through Care of Magical Creatures”.
Ky lajm është pritur me shumë entuziazëm nga fansat e tij në të gjithë botën, të cilët po presin të kujtojnë edhe njëherë magjitë e njohura të kësaj sage.