Le Miroir (1920)/ Ja si argëtohen fëmijët në Elbasan

Aurenc Bebja– “Le Miroir” ka botuar, të dielën e 4 janarit 1920, në faqen n°11, një shkrim në lidhje me mënyrën se si argëtoheshin asokohe fëmijët shqiptarë në qytetin e Elbasanit.

Një vend feste në Elbasan, Shqipëri

Edhe pse shumë primitive, kjo rrotë e improvizuar i bën të lumtur fëmijët – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Disa shtylla telegrafi, trungje pemësh dhe dërrasash mjaftuan për të ndërtuar shpejt një rrotë rudimentare të cilën disa burra e shtyjnë me krahë.

Një daulle e madhe, dy flautë, dhe fëmijët, në grup e të lumtur, nxitohen të ulen në këtë “Rrotë të Madhe” për kënaqësinë e tyre më të madhe.

Kjo lojë argëtuese, nën drejtimin e një infermierje që i përket një misioni amerikan, nuk u ngjan aspak lojrave moderne franceze.

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-miroir-1920-ja-si-argetohen-femijet-ne-elbasan-foto-ekskluzive/

SHKARKO APP